Disa ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vizituar sot zonjën Ferdonije Qerkezi, e cila jeton e vetme pasi serbët ia vranë familjen.
Nga lufta e fundit në vendin tonë, nënës Ferdonije ia vranë bashkëshortin dhe të katër djemtë e saj, shkruan Botapress.info
Kësaj vizite të djemve të FSK-së ajo iu gëzua teksa shkroi se trimat e ushtrisë ia shtojnë krenarinë edhe pse dhimbja e saj mbetet e freskët.
Përndryshe, janë të famshme dhe tejet zemërthyese fotografitë artistike që tregojnë historinë e jetës saj, ku shihet zonja Ferdonije e vetme në tavolinën familjare me 6 pjata të mbushura me ushqim, por me karrike të zbrazëta./Botapresss.info/