Një person në Malishevë është kafshuar dje nga një qen në pronën e tij, ndërsa pronari i qenit është intervistuar, shkruan Gazeta Botapress.info.
Policia njofton se rasti ka ndodhur gjersa viktima po punonte në pronën e tij. Lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa poashtu është intervistuar pronari i qenit.
Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Botapress.info/