Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare.
Për këtë ka ndërhyrë Policia e Kosovës, ndërsa MSH-ja është arsyetuar se personat që kanë krijuar tollovinë janë të komunave tjera.
Mirëpo, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar duke publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë komunë.
Ai madje tha se për tollovinë e krijuar sot para sallës ‘1 Tetori’ në Prishtinë nuk e kanë fajin qytetarët, pasi sipas tij duhet të organizohen listat.
Ai tha se komuna e Kamenicës e ka bërë këtë duke i kontaktuar qytetarët disa herë.
“Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën. I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar. Është kaq e thjeshtë”, shkroi Kastrati. LINKU