Të enjten e 17 shkurtit nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
Kjo për shkak të rastit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë,/
“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë./Botapress.info/.