Një shkrim i botuar pothuaja në të gjitha portalet për dënimin të cilin Gjykata Themelore në Pejë e ka shqiptuar ndaj këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Drilon Gashit për ushtrit dhune ndaj grues së tij, ka nxjerrë në shesh gjithë shizofreninë e një kategorie të meshkujve shqiptarë ndaj grave, shkruan Botapress.info
Në më shumë se gjysmën e komenteve të postuara në këtë shkrim, vihet re niveli tepër i ulët, diskriminues e shizofrenik që komentuesit meshkuj kanë ndaj dukurisë së rrahjes dhe ushtrimit të dhunës ndaj grave shqiptare.
Kjo është e pabesueshme por edhe tepër e dhimbshme që edhe sot e kësaj dite ka asi farë burrecash që kanë në profilin e tyre fotografi me fëmijët e tyre apo edhe fotografi familjare dhe ne komente e zbrazin gjithë mllefin dhe urrejtjen e tyre ndaj botës femërore.
Për keqardhje, bijnë në sy komentet ofenduese sidomos të lexuesve që jetojnë jashtë Kosovës.
Një lexues nga Shtutgarti shkruan: Mir ja ka bo se kto femrat ne kosov shum i kan qu hunt!
Një tjetër nga Fushë Kosova i cili në profilin e tij ne Facebook mban në dorë një fëmijë, që duket të jetë vajza e tij shkruan: Mir ja kabe!
Një tjetër komenton: Po mir de.gru e ka.
Një tjetër që ka në profil emrin e tij dhe të bashkëshortes së tij shkruan: Pa Emeritu Kjo Gje Ndoshta dhe Skishte Ndodh!
Ka edhe komente të tjera plot urrejtje, ofendin, shizofreni!
Një shoqëri që ka ende individë apo grupe me një mentalitet të tillë ndaj botës femërore, të ardhmen e ka shumë të errët, ndërkaq Evropën tepër larg!/Botapress.info/