Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatët e tij.
Në vendimin e marrë, PZAP ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe është e bazuar.
“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore”, thuhet në vendim.
Tutje, PZAP ka theksuar se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj.
Sipas Panelit, ky vendim është i pajustifikuar dhe në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të sipërcekura, “kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të 3 gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim”.
PZAP ka vlerësuar po ashtu se çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor.
“Andaj ky vendim është ne kundërshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundërshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, thuhet në vendim.
Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 48 orësh në Gjykatën Supreme.
Më 31 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Megjithatë, gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive politike, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në atë mbledhje, tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.
Ndërkohë, PZAP ka bërë të ditur se gjashtë ankesa të tjera, përfshirë dy të kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, janë refuzuar si të pabazuara.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në