Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Mefiail Bajqinovci, në lidhje me deklaratat për kriminelin serb, Milan Radojiçiq, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka thënë se Bajqinovci dhe deputetët e tjerë të VV-së, fjalimet i kanë të shkruara nga zyrtarja e njohur e VV-së, Dejona Mihali.
“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjat ëqeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës.”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj i ka kërkuar Bajqinovcit që t’ia bëjë një pyetje “shefit të tij”, në këtë rast, kryeministrit Albin Kurti.
“Këto janë zhvillime…e pyes z. Bajqinovci me na tregu edhe për shefin e tij të mbulum me qebe kur e kanë gjetë ne Dollc të Klinës, me meze e pije, tu shku te dy operativë serbë, le ta pyet atë, të na tregojë për këtë informatë, le të na tregon pse fshehen këto, mendoj se është mirë.” – u shpreh kreu i AAK-së.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në