Nesër seancës e jashtëzakonshme, në rend dite 5 projektligje që lidhen me Byronë për konfiskim, energjinë e luftimin e financimit të terrorizmit
Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve.
‘’5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit’’, thuhet mes tjerash në njoftim
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian