Një punëtor ka rënë nga lartësia e një objekti në Gjilan gjatë ditës së sotme, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, tha për Express se rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.
Konfirmimi i plotë:
Sot me 16.03.2026 në orët e paradites policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se një punëtor gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër këtu në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka filluar hetimet rreth këtij rasti të rëndë. Për rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Asgjasim dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të