Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e fundit lokale, Lulzim Behxheti, ka alarmuar duke thënë se që katër muaj, punëtorët e kësaj komune nuk kanë marrë rroga.
Ai teksa kërkoi dorëheqjen e kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky i fundit nuk ua ka dhënë hakun pastruesve të komunës.
Madje, ai tha se Hyseni ka filluar të bëhet marrja e Gjilanit. Po ashtu, e paralajmëroi atë edhe për protesta për shkak të gjendjes së krijuar në këtë komunë.
“Qe 4 muj puntort e komunes s’kan mar rroga, s’jau ke dhone pastrusve hakun o Kryetar, qatyne gjinve qe bojshe lavd publik se ke nal kontrata t’paligjshme. A ti del e hyp neper kamiona si fmija i lazdrum e tu bo foto. mE dij se thue permbarusi fajet. Amo ngo mir. Edhe para teje, shum para teje n’kohen e Farkes ka pas kriza, shum ma t’mdhaja. E Farka si ka lon puntort pa buk. Ka mar borgj neper firma qera per me mujt hakun me jau dhone puntorve. Kto e dijn puntort e asaj kohe, se gjall jan hala. Pse e permenda F. Behxhetin? Se kur din e don, krizat tejkalohen”.
“Ti vet duhesh me mar ni shator e me nejt para zyres t’shefit tond dit e nat, greve urie me bo, se jon njerzt e tu o gjal, qata qe t’kan votue. Une qeshtu kisha bo, para zyres tina shatorin e kisha vnu e s’isha largu tekteri t’kish bo qare shefi jot”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“O kryetar zeza, a pe sheh veten a jo? Nuk osht kjo pun hajgare mo. Prit protesta. Kryetar, dakik e ma heret hec n’shpi, se kjo u bo serioz tash”, përfundoi ai.