Abby Jackson (22), e cila është e punësuar në anijen Polar Prince, nga e cila nëndetësja Titan shkoi në një mision për në rrënojat e Titanikut, ndau një video të shkurtër që dyshohet se ishte bërë përpara se nëndetësja të zhytej.
“Të shikosh nëndetësen duke zbritur në Titanik”, ka shkruar ajo nën videon, për të cilën mediat britanike pretendojnë se është filmimi i fundit i nëndetëses së zhdukur.
Jackson gjithashtu filmoi një nga pasagjerët e nëndetëses, Paul Henry Nargeolet, i cili u mbiquajt “Zoti Titanik” për vizitën e 37 herë të mbytjes. Ai është filmuar i ulur në anë të varkës, duke bërë me dorë dhe duke i buzëqeshur kamerës.
Kur videoja u bë virale pasi nëndetësja u zhduk, Jackson falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre dhe tha se po lutej për pesë personat që u zhdukën në Atlantik./Botapress.info/