Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni, që do t’u hapte rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.
Krasniqi ka thënë se pjesë e diskutimeve, punës dhe konsultimeve profesionale e edhe e grupit punues kanë qenë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare dhe se janë trajtuar të gjitha komentet dhe sugjerimet.
Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore
“Ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejtë të garantuar nga ligji për vetëqeverisje lokale. E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët”, ka shkruar ai.