Situata e tensionuar në veri të Kosovë vazhdon. Mbrëmë objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore. Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i regjimit të Vuçiqit po vazhdon.
Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore është një përpjekje tjetër për eskalim dhe destabilizim.
Peja pas vërshimeve, 160 kërkesa nga qytetarët për kompensim të dëmeve
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë reagim kreu i MPB-së ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi me granatë dore./Botapress.info/