Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës.
Tashmë është publikua edhe një fotografi të të arrestuarit Bedri Shabani.
Aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, tha Prokuroria.
Ata pretendohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e tyre.
Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e