Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për Dardan Osmanin, shkruan Botapress.info
Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia rajonale e Ferizajt.
Zëdhënësi Kanun Veseli i tha Gazetës se rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML.
“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Tehemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Veseli.