Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, Nijazi Isaku ka publikuar fotografinë e 17 -vjeçarit që u vra mbrëmë në Viti.
Isaku ka konfirmuar se 17 vjeçari i vrarë është Blerton Xhymshiti nga fshati Lubishtë.
“Lajm i trishtë për humbjen tragjike të të riut tonë, Blerton Xhymshiti nga Lubishta. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Xhymshiti, të afërmve dhe shokëve për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Blerton! Zoti të shpërbleftë me Xhennet!”, ka shkruar Isaku në një postim në “Facebook”.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/07/356194790_710704107735498_1197719037691790378_n-443x600.jpg)
Lidhur me këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Vitisë, e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.