Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, është transmetuar për herë të parë intervista e realizuar para disa vitesh e Fatmira Hajdari gruas së martirit të demokracisë, Azem Hajdari, i cili ishte një prej personazheve më të rëndësishëm të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, ku rreth 25 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua.
Respekti dhe vlerësimi që shqiptarët kishin për Azemin nuk kishte kufij. Këtë e dëshmon edhe përkushimi i një 70-vjeçari tropojan, i cili jetonte në Tiranë ku në njërën prej ditëve merr në telefon bashkëshorten e Azemit, Fatmirën dhe i tregon se ka për t’i dhuruar diçka.
Fatmira me patjetër e mirëpret 70-vjeçarin, i cili quhej Bajram Berisha, e që sot nuk jeton më.
“Nuk e harrojë kurrë, ishte verë, temperatura ishte 38 gradë, i shkonin djersët, kishte ardhur me taksi dhe sapo u ulë brenda, marr ujë shpejtë që të qetësohet ku me zorë e mori vetën dhe pasi u qetësua pak, më thotë mua e di pse erdha për vizitë në shtëpinë tënde?”, tregoi Fatmira.
Në faktë, Bajram Berisha kishte një arsye të veçantë pse e donte këtë takim që u realizua në vitin 2004. Ai i kishte sjell Fatmirës dy albume, ku njëri ishte i familjes së Azemit dhe tjetri i familjës së Rugovës.
“Amanet më tha mua e ke, që t’ia çosh Ibrahim Rugovës, nuk arrita, sepse nuk më ftuan asnjëherë, as në një përkujtimore në Kosovë, as në një eveniment, as sot e kësaj dite nuk më kanë ftuar, dhe ky album ngeli këtu në biblotekën e Azemit”, u shpreh ajo.
Por, çfarë përmbanin këto albume, mund ta dëgjoni rrëfimin e Fatmirës në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=AruSUMcM240&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=2C_QaORnFjQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI