Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë – Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat.
Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.
Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.
Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore
Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.
Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.
Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.
Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg. /Telegrafi/




Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një