Banori i “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e mediave pas diskutimeve të shumta për shëndetin e tij pas deklaratave që bënë lëmsh rrjetin.
Këngëtari i rrëfeu Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rrallë e cila trajtohet vetëm në 11 klinika nëpër botë.
Mirëpo gjatë mbrëmjes së “Prime”-t, Luizi u dëgua në spital ku kreu disa analiza të cilat më pas rezultuan në rregull dhe mjekia e spitalit deklaroi se ai gëzon shëndet të plotë.
Së fundmi “Kryefjala.com” ka publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit, por duke se analizat tregojnë disa probleme shëndetësore për këngëtarin, kjo pasi ka norma të larta te disa.

Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person. Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale.
Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.