Botapress, 20 Maj – “Tërmeti” që ndodhi dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, është pritur që të ndodhë një ditë. Pas zgjedhejve të 12 Shkurtit, të gjithë ambasadorët politikë të akredituar në vendet e ndryshme të botës e kanë patur paralajmërimin se “vec vonim se nuk kanë shpëtim!”. Kjo për faktin se të gjithë janë ambasadorë me biografi politike, ish-zyrtarë, deputetë, këshilltarë apo veprimtarë politikë të partive të deritashme në pushtet, shkruan Botapress.
Por, në qoftëse “fshesa diplomatike” ndaj disa ish-diplomatëve me libreza politike të LDK-së ka ndodhur në kohën e ish-ministrave Konjufca e Stublla, tash është pritur që diplomacia e Republikës së Kosovës “të pastrohet” nga militantët partiakë të PDK-së dhe AAK-së.
Nëse ua hedhim një sy listës së ambasadorëve të shkarkuar nga Ministrja Donika Gërvalla, shihet se mbi 90% të tyre kanë prejardhje politike nga PDK dhe AAK. Ky fakt jo vetëm se e arsyeton vendimin e ministres Gërvalla dhe të Presidentes Osmani por jep një pasqyrë reale se sa ka qenë “e kapur” edhe diplomacia kosovare nga militantët partiakë, kryesisht të PDK-së dhe AAK-së.
Kush janë ambasadorët që i shkarkoi Vjosa Osmani me kërkesë të Donika Gërvallës
Prandaj, më mirë vonë se kurrë! “Vajtimi” i Gjergj Dedajt dhe reagimet publike të zyrtarëve të PDK-së e të AAK-së kundër këtyre shkarkimeve janë shenja të mira për diplomacinë e Kosovës sepse po lirohet nga militantët politikë të ish-partive në pushtet.
Do të shihet në të ardhmen se a do të janë me libreza politike të VV-së, ambasadorët e rinj të Republikës së Kosovës apo do të jenë diplomatë të karrierës, shkruan Botapress.