Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka treguar se pse mban gjatë gjithë kohës papjon në vend të kravatës, shkruan Gazeta Botapress.info
Ai ka thënë se si kirurg e ka më të lehtë kur ulet për ta kontrolluar pacientin, meqë po të mbante kravatë ajo do të prekte në dyshemeve dhe do të bëhej me pluhur.
KEK-u “humb” 3,3 milionë euro, detyrohet t’ua paguajë 900 punëtorëve të vet
Derisa për çizmet e tij karakteristike, ka thënë se janë shumë të rehatshme dhe mund t’i mbash disa orë në këmbë pa pasur ndonjë shqetësim.
“Si kirurg, kur ulesh me e pa të sëmurin, ma mirë është me e mbajtë këtë, sepse kravata prekë në tokë dhe ka mikrobe.
Janë shumë të pushueshme, sidomos me qëndru në sallë të operacionit disa orë, edhe ashtu e kam pas gjithmonë qejf jug-perëndimin e Amerikës”, ka thënë ministri Latifi.
Drejtuesi i emisionit, gazetari Arsim Lani për nder të minisrit Latifi kishte vendosur që të zëvendësonte kravatën e tij me një fiongo./Botapress.info/