Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7 është deklaruar rreth çështjes së presidentit, ku u pyet se pse Vetëvendosja s’e kandidon Vjosa Osmanin për presidente.
Murati tha se Osmani ‘’asnjëherë nuk është paraqit si kandidat konsensual’’.
‘’Asnjëherë nuk është paraqit presidentja Osmani si kandidat konsensual. Ata (opozita) na kanë thanë ‘’kjo është kandidate e juaja’’. PDK besoj e dimë të gjithë, ka dalë zoti Hamza ka thanë ‘’ne as nuk qëndrojmë në sallë nëse del zonja Osmani’’. Lumir Abdixhiku, pas disa diskutimeve dhe intervistave, ka thanë ‘’nuk është se jemi kundër’’, por s’ka thënë se janë për. Për ma tepër nëse dojmë me pa qëndrimin e LDK’së, ne e pamë mbrëmë në seancën ku ishin amendamentet Kushtetuese të cilat u dorëzuan nga presidentja Osmani, në emër të LDK’së, Abdixhiku doli e tha ‘’ne i mbështesim’’, mirëpo pas Abdixhikut dolën dy deputetë të LDK’së, Hykmete Bajrami, dhe Armend Zemaj, e thanë ‘’tërhiqni këto amendamentet se nuk i mbështesim’’, ka thënë Murati.
Rreth kësaj të fundit, moderatori i emisionit Leonard Kerquki reagoi duke demantuar Muratin duke thënë se ‘’s’kanë thënë se nuk i mbështesin, as Armendi as Bajrami’’.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të