Shpeshherë pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, shumë njerëz përjetojnë një ndjesi të çuditshme ushtimë në veshë.
Sipas mjekëve, ky fenomen lidhet ngushtësisht me lodhjen fizike dhe stresin që ndikon në sistemin nervor dhe qarkullimin e gjakut.
Kur trupi është i lodhur, muskujt dhe enët e gjakut përreth veshit mund të tensionohen ose të ngushtohen, duke shkaktuar ndjesi zhurme ose fishkëllime të lehta. Për më tepër, lodhja ndikon edhe në balancën e lëngjeve në trup, gjë që mund të irritojë veshin e brendshëm dhe të çojë në ushtimë.
Mjekët këshillojnë që nëse ushtima në veshë përsëritet shpesh ose zgjat për një kohë të gjatë, duhet të konsultoheni me një specialist, pasi ajo mund të jetë edhe shenjë e problemeve të tjera si çrregullime të tensionit ose dëmtime në veshin e brendshëm.



Të tjera
Lajme
Hoxhaj reagon pas tensioneve në Skenderaj
Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka
Lajme Sport
Yjet e mëdhenj që do të humbin Kupën e Botës 2026 për shkak të lëndimeve
Ambicia e përjetshme e çdo futbollisti
Aktuale
Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK’së
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i