Uria që rikthehet menjëherë pas ngrënies mund të mos ketë lidhje vetëm me ushqimin që konsumoni, por me mënyrën si e trajtoni trupin tuaj. Nutricionistja Caroll Mareto thotë se shumë faktorë ndikojnë në këtë fenomen – që nga përbërja e vakteve e deri te rutina e përditshme.
Mungesa e lëndëve ushqyese është një nga shkaqet kryesore. Ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara, por të varfra në proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme, nuk e mbajnë trupin të ngopur. Trupi kërkon më shumë ushqim sepse nuk ka marrë çfarë i duhet realisht.
Dehidratimi është një tjetër faktor i nënvlerësuar. Shpesh trupi ngatërron etjen me uri, ndaj ekspertët këshillojnë të pini ujë rregullisht gjatë ditës.
Gjumi i pamjaftueshëm dhe stresi ndikojnë në hormonet e urisë, duke shtuar dëshirën për të ngrënë edhe kur nuk keni nevojë. Po ashtu, mikrobiota e dobët në zorrë mund të çojë në
Çfarë mund të bëni?
Ekspertët rekomandojnë ngrënie me vetëdije, vakte të balancuara me perime, proteina cilësore dhe yndyrna të mira, mjaftueshëm ujë, gjumë cilësor dhe menaxhim të stresit. Këto elemente ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit dhe parandalimin e urisë së panevojshme.



Të tjera
Aktuale
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë janë raportuar
Aktuale
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa
Aktuale
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir