Ky aksion erdhi pas publikimit të audio-incizimeve në media të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila dëgjohet duke diskutuar me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Video e plotë e rrahjes mes deputetëve dhe ministrave, dikush dëgjohet “nalnu bre nalnu”
Aktivistët e PSD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pasi sipas tyre ka bashkëpunuar me Listën Serbe në mënyrë të fshehur.
Aktivisti i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se ndërhyrja e Policisë për të mos i lënë për të kryer aksionin është i papranueshëm.
“Këso aksioni kemi bërë dhjetëra herë, kurrë nuk ka pasur ndërhyrje. Po ndërhynë se ju ka heq marrja. Nuk e ke punë t’i godasësh me boksa pas shpine, nuk është punë që ta jep detyra jote. Janë dalë përgjimet, u pa bashkëpunimi e këta merren me ne”, tha Nushi./Botapress.info/.