Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën
Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, po do ta prezantojë buxhetin 2023.
Përplasen PSD dhe VV: “Hani qershiat që i keni psh***rr”, “Mshefnu skutav” (VIDEO)
Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat.
Lidhur me rastin ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen e afërt të kryeministrit Kurti.
Fotot i ka publikuar në Facebook, zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi.