Partia socialiste ka ndërmarrë hapat e parë për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta nga detyra.Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit. Për këtë iu është dërguar një mesazh deputetëve socialist ku iu kërkohet:
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.
Në konferencën e sotme kreu i shtetit Ilir Meta i pyetur në lidhje me këtë çështje tha se ai do të qëndrojë në presidencë derisa mandati i tij të përfundojë./Botapress/