Mbrëmë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë. Petkoviq i bëri komentet pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.
Pas kësaj edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar foto me shefat e ushtrisë serbe.
https://www.instagram.com/p/Cl8F-UsM-5d/
Ai ka provokuar në rrjetin social “Instagram”, ku tha se nuk ka dorëzim.
“U takuam me Ministrin e Mbrojtjes, Milos Vucevic dhe shefin gjeneral Milan Mosjilovic, nuk ka dorëzim”, shkroi ai.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/12/aaaa-4-896x600.png)
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/12/aaaa-4-300x201.png)
Tensionet në pjesën veriore të Kosovës, ku më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna, janë në rritje.
Më 6 dhjetor atje ka pasur edhe incidente me armë zjarri, pasi grupe të qytetarëve serbë nuk lejuan Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës të hynte në zyrat e tij.