Analisti Ilir Deda, referuar mos-konstituimit të Kuvendit, propozon që zgjedhja e Kryetarit/es të Kuvendit të bëhet në garë me shumë kandidatë “ku fitues është kandidati që fiton përkrahje të 61 deputetëve”. Ai thotë se edhe zgjedhja e presidentit duhet bërë nga qytetarët.
Sipas tij, “bllokada e tanshme do të merr epilog një ditë. Por, nëse sistemi politik mbetet i pandryshuar i kemi të garantuara bllokadat në të ardhmen”.
Reagimi i tij i plotë:
Thuhet që çdo krizë/sfidë është mundësi. Në rastin tonë është koha që të bëhet ndryshimi afatgjatë i pjesës së sistemit politk që veprimet politike në Kosovë e ka shndërru në burim krize.
Kishte me qenë mirë të ndryshoheshin:
1. Zgjedhja e Presidentit – të bëhet nga qytetarët, e jo më nga Kuvendi.
2. Zgjedhja e Kryetarit/es të Kuvendit të hiqet anomalia e monopolit të grupit më të madh parlamentar, dhe të bëhet në garë me shumë kandidatë ku fitues është kandidati që fiton përkrahje të 61 deputetëve.
3. Ideale do të ishte edhe ndryshimi i një pjese të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme si për shembull ulja a pragut zgjedhor në 3%, si dhe vendosja e pragut natyral (1%) për kandidatet e pavarur.
Bllokada e tanshme do të merr epilog një ditë. Por, nëse sistemi politik mbetet i pandryshuar i kemi të garantuara bllokadat në të ardhmen.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”
Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me
Aktuale
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i
Aktuale
Rohde “interesohet” për konstituimin e Kuvendit, Kurti i flet për “përpjekjet” e tij dhe kërcënimin me bombë nga Serbia
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi