Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, dy analistë janë përplasur ashpër.
Më saktësisht, z. Sadri Ramabaja dhe z. Vehbi Kajtazi. Siç raportoi pak më parë Nacionale, ata janë përplasur për shkak të gjuhës së kryeministrit Albin Kurti për dy liderët serbë, Zoran Gjingjiq e Oliver Ivanoviq.
E njëjta gjuhë e ashpër, ka vazhduar edhe pasi raportoi Nacionale. Këta dy analistë kanë përdorur gjuhë të ashpër ndaj njëri-tjetrin, me Kajtazin që e quajti Goebbels, që është ish-lideri i propagandës në regjimin e Hitlerit.
“E fundi është që përballem me një rrugaç si ti.” – tha Ramabaja.
“Kurgjo s’di, hiç. Ky vjen me bo propagandë këtu, po s’di as propagandë me bo” – ia ktheu Kajtazi.
“Ku do që ipet mundësia, propagandë” – ia ktheu Ramabaja.