Gazetari dhe komentatori politik, Imer Mushkolaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për deklaratën e fundit të deputetes së VV’së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e cila tregoi një rrëfim me frizerkën e saj, transmeton Botapress.info
Dje deputetja tha se edhe frizerka ku ajo kryen shërbime, ndjehet e sigurt se kryeministri, Albin Kurti nuk nënshkruan marrëveshje të ‘dëmshme’ për vendin.
Por, me këtë postim të saj ka ironizuar Imer Mushkolaj, i cili thotë se ”edhe unë e bisedova këtë punën e Albinit me berberin tem.”
”Tha që 20 vjet nuk osht ngi gjumë, por prej 14 shkurtit po flen rahat,” ka shkruar ai
Ndërkaq, deputetja e VV’së kishte pretenduar gjithashtu se në studiot televizive është duke u bërë tentativë për deformimin e opinionit publik. /Botapress.info/
Postimi i Imer Mushkolajt: