Krenar Alidema, pronari i rrjetit të barnatoreve Rexall, është nisur sot drejt shtetit helvetik, ku pritet të dorëzohet para Policisë Federale të Zvicrës.
Siç raporton gazeta, Alidema ka fluturuar sot nga Kosova për në Zvicër.
Alidema pritet ditëve në vazhdim të intervistohet nga policia zvicerane, pasi dyshohet për vrasje të shkallës së dytë.
Vetura godet një grua të moshuar në Prizren, 71-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Krenar Alidema i lindur në korrik 1986, që nga muaji prill i këtij viti ka një urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ky urdhër-arrest është lëshuar më 27 prill 2022 pasi kërkohej nga autoritetet e Zvicrës, si i dyshuar për përfshirje në një vrasje.