Gazeta Sinjali mëson se Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e bërë kështu përfundimtar mbylljen e rastit të njohur si “Stenta”.
Ky ishte një nga proceset më të mëdha gjyqësore në sektorin e shëndetësisë, ku kardiologët dhe infermierë të njohur u përballën me akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti, lidhur me referimin e pacientëve në spitalet private për vendosjen e stentave.
Pas një procesi të gjatë, Apeli ka konstatuar se nuk është provuar përtej dyshimit të bazuar se mjekët kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin. Për këtë arsye, vendimi lirues i Themelores është vërtetuar, duke lënë të lirë përfundimisht të gjithë të akuzuarit.
Me këtë vendim, Prokuroria Speciale e Kosovës ka humbur përfundimisht rastin “Stenta”, i cili prej vitesh ishte një nga dosjet më të bujshme në vend.
















Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para