Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, duke konfirmuar përfundimisht vendimin për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj ish-anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se Apeli ka vërtetuar vendimin e Themelores të datës 22 prill 2025, i cili e kishte cilësuar të pabazuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Hajdar Hoxhës, Lendita Mydermit, Arbnorë Jashanicës, Xhevdet Lecit dhe Bekim Pirevës, për veprat penale të bashkëkryerjes dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në të njëjtin rast, janë përfshirë edhe Dren Kukaj, Genc Sherifi dhe Vesel Makolli, të cilët po ashtu akuzoheshin për bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, por edhe për lidhje të kontratës së dëmshme.
Gjykata e Apelit vlerësoi se kërkesa e Prokurorisë për vazhdimin e procedurës ishte e pabazuar në prova dhe argumente ligjore.
Vendimi i Apelit mban datën 9 korrik 2025 dhe është nxjerrë nga trupi gjykues i përbërë nga Alferdita Bytyqi (kryetare), Vaton Durguti dhe Ferit Osmani (anëtarë), si dhe bashkëpunëtori profesional Gazmend Ramadani.

Me këtë vendim, Apeli i jep fund procedurës penale ndaj tetë të akuzuarve, duke vërtetuar pafajësinë e tyre pas shqyrtimit fillestar të lëndës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në