Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të intitiucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’ nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së,  ‘Falsifikimi i dokumenteve’, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale ‘Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi  kartelave të bankës apo të kreditit’, bazuar nga neni 301 par.2 lidhur me par.3. dhe nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione  financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi  arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të natyrës financiare si dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive