Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje ‘Hyrja në sisteme kompjuterike’ nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale ‘Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit’, bazuar nga neni 301 par.2 lidhur me par.3. dhe nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të natyrës financiare si dhe në mbrojtjen e interesit publik.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet