Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale të rënda, përfshirë mashtrimin, shmangien nga tatimi, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe pastrimin e parave, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas aktakuzës, të pandehurit G.G dhe T.G akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit” (neni 323 paragrafi 4), “Shmangies nga tatimi” (neni 307 paragrafi 3) dhe “Keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike” (neni 284 paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, të pandehurit N.G dhe M.G akuzohen për veprën penale të “Pastrimit të parave” sipas nenit 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Nga muaji tetor 2020 deri më 16 gusht 2024, G.G dyshohet se ka mashtruar 131 qytetarë përmes premtimeve për ndërtimin e villave nga druri brenda 60 ditëve. Përmes ofertave të rreme dhe kontratave të nënshkruara, ai ka përfituar një shumë të jashtëligjshme prej 1,894,250.00 euro.
Paratë e përfituara, sipas Prokurorisë, janë përdorur për blerjen e pronave që janë regjistruar në emër të tij, të biznesit të tij dhe të bashkëshortes së tij.
Rasti po trajtohet në kuadër të luftës kundër krimit ekonomik dhe do të vazhdohet me procedura gjyqësore për ndriçimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në