Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot dhjetë persona gjatë një aksioni në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës
Në mesin e të ndaluarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale:
“Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” (neni 268 i KPRK), dhe
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK).
Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike psikotrope, armë zjarri si dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën hetimore.
Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para