Një person ishte gjetur dje i vdekur afër shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje, edhe pse nuk ka ndonjë të arrestuar deri më tash.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ministri serb i Mbrojtjes i frikësuar: Po rritet presioni ndaj Serbisë për Kosovën
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, thuhet në përgjigje.
Arsyet ose rrethanat e këtij krimi ende nuk dihen.