Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, të martën po vazhdon dhënia e fjalës përfundimtare nga Prokuroria, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurori Matt Halling deklaroi se të akuzuarit kanë pasur role të cilat ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e tyre të përbashkët kriminal.
Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prokurori tha se të akuzuarit krijuan mjete dhe mohuan veprat e tyre penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët.
“Kontributi i të akuzuarve duhet kuptuar përmes rolit të fortë kolektiv që kanë pasur ata si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Ata gërshetuan staturat e tyre individuale dhe i përkthyen në diçka shumë të madhe. Rolet që kishin ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal. Të emëronin anëtarë të NPK-së (Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale) në mjetet përkatëse, të koordinonin mjetet e tyre dhe mohuan veprat penale në përpjekje për t’i gënjyer ndërkombëtarët”, tha ai.
Sipas prokurorit, krimet që kanë kryer katër të akuzuarit janë kontribut i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.
“Krimet që kanë kryer janë kontribute të rëndësishme të NPK-së. Strukturat në të cilat kanë operuar në fakt tregon kontrollin që ka pasur gjithësecili prej tyre. Ajo që është thënë tashmë lidhet në fakt edhe me përgjegjësinë e tyre individuale”, tha ai.
Pas deklaratave përmbyllëse të Prokurorisë, pritet të vazhdohet me mbrojtësit e viktimave. Ndërsa, e mërkura është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit, e që kjo e fundit do të vazhdojë edhe të enjten për tu pasuar më pas me Krasniqin.
Mbrojtja e Krasniqit do të përfundojë deklaratën e saj përmbyllëse të premten dhe pastaj do të vazhdojë ajo e Selimit.



Të tjera
Lajme Opinione
24 hektarë Kishës Serbe “për hatër të Rashiqit”, Hoti: Pra me vite ishte “tradhti”, kjo është retorika e mashtruesit
Deputeti i Lidhjes Demokratike e
Aktuale
“Nenad, po e bëj për shkakun tënd”: Rashiq thotë se falë tij Kurti i barti 24 hektarët Manastirit të Deçanit
Ministri për Komunitete dhe
Lajme
Eksperti kushtetues: Kërkesa e VV-së që të detyrohen 120 deputetë të rrinë në sallë i jep të drejtë veto-je Listës Serbe
Avokati dhe eksperti kushtetues, Faton