Profesori i Gjimnazit nga Vushtrria, Lulzim Paci i cili u bë i njohur në media për vallëzimet e tij në “Tik-Tok”, ka vendosur që të mos jetë i pranishëm në media.
Ai këtë e bëri të ditur në një postim në instasrory ku shkroi se po e bënë për arsye personale.
Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ditë më parë ka shpërthyer në lot gjatë intervistës teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar.
Me reagim kishte dalë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, duke thënë se Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.
Paci më pastaj mori mbështetje të madhe nga figura të njohura të mediave, politikës e nga qytetarë të shumtë.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2022/February/02/auto_273170440_485923509587283_759079993589793005_n-11643841050.jpg)