Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Alon Ben Meir e ka quajtur marrëzi votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Shqipëri. Ben Meir ka thënë se Kurti duhet të shpjegojë se çfarë po dëshiron të demonstrojë me aktin e votimit.
“Votimi i Kurtit në Shqipëri dërgon mesazh shumë të gabuar në të dy vendet në atë se ku qëndron ai me të vërtetë, pavarësisht nga fakti se të dy vendet kanë lidhje të ngushta. Ndoshta ai duhet të shpjegojë atë që po përpiqet të demonstrojë me këtë akt – përveç marrëzisë së plotë, për të thënë të paktën”, ka shkruar ai.
#Kurti voting in #Albania sends very wrong message to both countries about where he really stands, regardless of the fact that the 2 countries have close ties. Perhaps he should explain what he’s trying to demonstrate with this act—other than utter foolishness, to say the least. pic.twitter.com/wRgSviNFHB
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) April 27, 2021