Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Qerkini, për Front Online ka thënë se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sipas tij, procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm.
Qerkini ka bërë të ditur hapat vendimtarë.
“Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i provojë përtej dyshimit të arsyeshëm. Pas marrjes së vendimit lidhur me këto mocione, mbrojtja do të vendosë nëse do të thërrasë dëshmitarë dhe sa do të jetë numri i tyre. Vetëm pas administrimit të provave nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues do të tërhiqet për marrjen e aktgjykimit”, tha Qerkini.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në