Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se manipulimet kanë prekur mbi 40,497 vota të shtuar dhe 27,520 të hequra, duke treguar një organizim të qëllimshëm për të ndikuar në rezultatin përfundimtar
Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda kanë lëshuar vendimet për ndalim dhe kanë vepruar në stacionet policore për zbardhjen e skemës.
“Ditë më parë kemi parlajmëruar se manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromisë. Sot secili prej atyre që ka guxuar ti fus duar në vota dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Bëhet fjalë për manipulime brenda llojit ku katër prej subjeketeve më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar që ata larg syve të drejtësisë mund të manipulojnë. Sot, katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë edhe nëpër stacionet policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim.
Pra deri në momentin që po flasim, i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të ‘Falsifikimit të rezultateve zgjedhore’, për ‘Presion e kanosje’ dhe për ‘Dhënie e marrje të ryshfetit. Po flasim për Komunën e Prizrenit që ia janë shtuar hic më pak se 40 mijë 497 vota, dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë 17 vota. Po flasim për një organizim për dashje dirkete për ta përmbytur rezultatin”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra
Aktuale
Trump: SHBA po godet Iranin me gjithë fuqinë! Nuk e dimë nëse Mojtaba Khamenei është gjallë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i