Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Rasti ka ndodhur gjatë martës në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, e cila nuk kishte lëndime të rënda.
Këngëtari kosovar pretendon se gjeti serbin që 25 vite më parë ia mori e torturoi babain e tij
“Ankuesja dhe e dyshuara nuk jetojnë së bashku. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.