Dita e djeshme ishte plotë dhunë në familje në qytetin e Prizrenit.Në një rast burri në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe shtë larguar nga shtëpia.
Edhe në një rast tjetër në këtë qytet burri për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht gruan e tij, dhe gjithashtu është larguar nga shtëpia.
Kurse në spitalin e gjinekologjisë në këtë qytet, burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij.Në këtë rast i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
· Prizren 11.02.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime dhe të njëjtën e ka larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prizren 11.02.2023-18:13. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj për motive të panjohura e ka sulmuar fizikisht. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në kërkim të dyshuarit, por i njëjti është larguar-arratisur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.
· Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress.info/