Është arrestuar një person në Prizren, që para një muaji e kishte rrahur dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda një fëmije, shkruan Gazeta Botapress.
Ai është arrestuar dje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Halil Kantarxhiu 07.06.2023 – 20:15. Në lidhje me rastin, më 12.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, kujtojmë që i njëjti ishte në kërkim policor.
Madje Policia kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta bërë identifikimin e këtij personi. /Botapress.info/