Mbrëmë një fëmijë është sulmuar fizikisht nga një burrë i panjohur. Si rezultat nëntëvjeçari ka pësuar lëndime të rënda.
Rasti ka ndodhur në Prizren. Vogëlushi kishte qenë duke luajtur në rrugë, në momentin e sulmit.Kështu tha për Paparacin Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Me urdhër të prokurorit është hapur rast ” Lëndim I rëndë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga Stacioni Policor Prizren”, tha Bytyqi.
Ende nuk dihet arsyeja se pse burri e kishte sulmuar fëmijën./Botapress.info/