Sportisti i njohur nga Bahamas, Chavez Hart është vrarë të shtunën në një paraking para një klubi të natës.Hart u vra vetëm disa ditë para ditëlindjes së 30-të.
Sipas policisë, një grup burrash u përleshën fizikisht në parakingun e një klubi të natës.Sulmuesi dyshohet se e ka qëlluar sportistin në gjoks.
“Ambulanca arriti në vendngjarje, por viktima nuk dha shenja jeta. Hart më pas u transportua në klinikën Marsh Harbor, ku mjeku e konfirmoi vdekjen e tij. I dyshuari për vrasjen e sportistit u arrestua”, raporton “Ewnews”.
Hart ishte një nga atletët më të shpejtë nga Bahamas./Botapress.info/