Një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar gruan e tij, duke i kërkuar të kryej një shërbim.Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i arrestuari nën kërcënim të thikës, kërkoi nga gruaja e tij që përmes telefonit të kontaktoj një person për t’i kryer një shërbim.
‘’ Prishtinë 26.04.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën kërcënim të thikës, ka kërkuar nga bashkëshortja e tij viktimë femër kosovare, që përmes telefonit të kontaktoj një person tjetër për ti kryer një shërbim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’/